Bayern Munich është në kërkim të një portieri. Gjiganti bavarez mbeti pa Yann Sommer, i cili iu bashkua së fundmi Interit, ndërsa ka pikëpyetje për Manuel Neuer.

Portieri gjerman po vazhdon me terapi dhe i nevojitet ta shtyjë rikthimin edhe për dy muaj.

Sipas medias “Sport1”, klubi nga “Allianz Arena” po e konsideron mundësinë e transferimit të Kepa Arrizabalaga nga Chelsea. 

Të shtunën, Bayern do të luajë në Superkupën e Gjermanisë kundër Leipzig, ndërsa Sven Ulreich do të jetë portieri i parë.

Trajneri Thomas Tuchel ka punuar me Kepan në Londër, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Bayerni ta kërkojë portierin spanjoll në formë huazimi.

Bayern ka nisur kontaktet me drejtuesit e klubit londinez dhe me përfaqësuesit e lojtarit.