Jo vetëm që nuk ka hakmarrje për atë humbje të turpshme 8-2 ndaj Bayern Munchen në 2020 por pëson një tjetër humbje ndaj bavarezëve. Barcelona duket larg të qenit një ekip pretendent për Champions League teksa katalanasit u mundën 2-0 nga skuadra e Nagelsmann në “Camp Nou” përpara tifozëve spanjollë.

“Macja e zezë” e spanjollëve, Thomas Muller realizoi golin e parë ndaj katalanasve në 34’ duke u bërë lojtari që shënon më shumë ndaj Barçës, plot 7 gola në 6 përballje me ta.

Për të mbyllur ndeshjen mendoi Lewandowski i cili nuk mund të mungonte në një duel të tillë dhe në 56’ dyfishoi rezultatin dhe në 85’ realizoi edhe golin e tretë.

Ndërkohë Atalanta mori një barazim me vlera 2-2 ndaj Villarreal në transfertë ku pas avantazhit të Freuler në 6’, u përmbys nga golat e Trigueros në 39’ dhe Groenveld në 65’ por Gosens në 83’ barazoi gjithçka.