Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, pas përfundimit të takimit me homologun e tij kinez Xi Jinping, tha se Plani i Kinës për paqe me Ukrainën mund të përdoret si bazë për t’i dhënë fund luftës, ndërsa tha se plani mund mund të paraqitet kur të jenë gati për të në Perëndim dhe në Kiev.

BBC raporton se plani i prezantuar nga Kina muajin e kaluar, nuk kërkon që Rusia të largohet nga Ukraina.

Propozimi me 12 pika bën thirrje për bisedime paqeje dhe respektim të sovranitetit kombëtar, ndërsa dënon sanksionet e njëanshme, në atë që shihet si një kritikë ndaj aleatëve të Ukrainës në Perëndim.

Në një konferencë të përbashkët shtypi pas përfundimit të bisedimeve me Xi, Putin tha: “Shumë dispozita të planit të paqes kineze mund të merren si bazë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, sapo Perëndimi dhe Kievi janë gati për të. Por Rusia ende nuk ka parë një “gatishmëri” të tillë “.

Duke qëndruar përkrah udhëheqësit rus, Xi tha se qeveria e tij ishte në favor të paqes dhe dialogut dhe se Kina ishte në “anën e duhur të historisë”.