Brukseli ka shprehur zhgënjimin e thellë qëqeveria Kurti nuk e pranoi propozimin konkret të BE-së që do t’u mundësonte qytetarëve serbë që të votojnë nëzgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka bërë të ditur se bisedimet që janë ndërmjetësuar për këtë çështje në nivel teknik e politik kanë dështuar për shkak të Prishtinës.
“U angazhuam në mënyrë aktive për një zgjidhje praktike që do t’u mundësonte qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Ndërmjetësuam mes Kosovës dhe Serbisë nisur nga rastet analoge për votuesit që jetojnë në shtete jashtë vendit të tyre të origjinës të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 Prillit. Serbia u tregua e gatshme që të pranonte formulimin e propozuar nga BE por Kosova refuzoi propozimin tonë konstruktiv”.
Stano e konsideron vendimin e Kurtit në kundërshtim me aspiratat e Kosovës për anëtarësim në BE.
“Ne e konsiderojmë këtë vendim në kundërshtim me angazhimet e Kosovës në raport me procesin e integrimit europian. Kjo vendimarrje është në kundërshtim me respektimin e të drejtave demokratike të të gjithë shtetasve që jetojnë në Kosovë përfshirë ata që nuk përfaqësojnë popullsinë jo shumicë. Kërkojmë nga palët t’u shmangen tensioneve e konfliketeve dhe të angazhohen nëdialog konstruktiv”.
Zëdhënësi i BE-së kërkoi nga Serbia që të rreshtohet krah shteteve të tjera të rajonit si Shqipëria e Maqedonia e Veriut në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë në një linjë me politikën e jashtme dhe të mbrojtjes së BE-së si shtete kandidate për anëtarësim.





