Një helikopter i kohës së Luftës së Vietnamit është rrëzuar në një zonë rurale të Virxhinias Perëndimore, duke mbetur të vdekur gjashtë personat që ndodheshin në bord.

Autoriteti i Aviacionit Civil (FAA) tha se do të hetojë përplasjen së bashku me Autoritetin e Sigurisë së Transportit (NTSB), ndërsa ende nuk janë sqaruar shkaqet e rrëzimit.

“Ne konfirmojmë se ka gjashtë të vdekur,” tha Ray Bryant, kreu i operacioneve të kërkim-shpëtimit në Logan County.

Helikopteri, një Bell UH-1B, u rrëzua pranë një rruge dhe mori flakë. Ishte ende në zjarr kur mbërritën shpëtimtarët e parë. Helikopteri nuk i përkiste më ushtrisë, por bënte fluturime turistike drejt zonës.

Një banor lokal, Bobby Childs, tha për WOWK-TV lokale se nxitoi në vend kur pa flakët dhe tymin.

“Pashë dikë të bllokuar, mendoj se ishte piloti. U përpoqa të shkoja atje, por zjarri ishte shumë i fortë. Nuk arrita t’i afrohesha”, tha ai.

Bell UH-1B filluan të prodhoheshin në vitet 1950 dhe u përdorën gjerësisht nga ushtria amerikane në Luftën e Vietnamit.