Ish kryeministri, Sali Berisha ka bërë propozimet e tij për anëtarët të cilët duhet të jenë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike.

Në propozimin e bërë përfshiheshin të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, por gjithashtu edhe deputetja Ina Zhupa.

Kujtojmë që Zhupa pavarësisht se nuk ishte pjesë e Komisionit të Rithemelimit, mori pjesë në kuvendin e datës 30 Prill duke e cilësuar si një organizim ku duhet të kishte bashkim mes demokratëve.

EMRAT E PROPOZUAR NGA BERISHA:

Mirela Tabaku
Eleina Qirici
Fatbardha Kadiu
Ina Zhupa
Albina Deda
Liljana Elmazi
Jozefina Topalli
Endira Bushati
Liljana Fratari

Arben imami
Indrit hoxha
Bedri Blloshmi
Florian Mima
Erald Kapri
Bledi Kasmi