Lideri i opozitës, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës të së martës para bashkisë së Tiranës.

Gjatë fjalës nga ballkkoni i shtëpisë së tij Berisha tha se beteja e opozitës është për të ardhmen e të rinjve.

Berisha: Beteja jonë është betejë për të ardhmen e çdo të riu dhe çdo të reje shqiptare. Është betejë për dinjitetin ne çdo të riu dhe të reje shqiptare. Beteja jonë kundër njeriut që ka zhdukur me Edi Ramën, 135 milionë euro me djegësin e Tiranës, është betejë për të çliruar të ardhmen e tyre.

Beteja kundër njeriut që ka vendosur modelin e vjedhjes 100 përqind me familjarët dhe banditët rreth tij, është betejë për rrogat, pensionet e familjarëve dhe të punësuarve të të rinjve shqiptarë.

Beteja jonë kundër këtyre hajdutëve që poshtërojnë dhe shkelmojnë mbi shqiptarët, është betejë për dinjitet njerëzor. Është betejë për të ardhmen. Ndaj dhe ditën e martë, ftoj çdo të ri dhe të re te Bashkia e Tiranës. Bashkia është e juaja, është e qytetarëve, nuk është e hajdutëve. Nuk është e kusarëve.

Ndëra paralajmëron kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se po i vjen fundi i karrierës politike.

Berisha: Erion Veliaj, tik-taku i orës po shënon fundin tënd. Fundin më të turpshëm të një zyrtari në të gjithë historinë e kontinentit. Erion, e nise karrierën si 99-sh dhe si 99-sh do përfundosh.

Në shtyllën e turpit, në sheshin Skënderbej do varesh në shtyllën e turpit, me germa të zeza do gdhendet emri yt.

O qenie pa shpirt, pa moral, pa karakter, pa nder, pa dinjitet. Largohu, mos e prit popullin se zemërimi i tij do të të mjerojë. Protesta e radhës do të mbahet në martën, 14 maj, në orën 11:00 para bashkisë.