Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm përpara mbështetësve poshtë pallatit është shprehur se se para jush denoncova mbrëmë se si ky kriminel i fëmijëve tanë, që amniston bandat elektorale dhe kriminelët elektoralë në pushtet, tenderon me ish-të pandehurin e tij 99.9 përqind. Më tej Berisha tha se do ketë të dhëna të tjera se çfarë gjobëvënësi i pafytyrë është Altin Dumani. Gjithashtu Kreu i PD-së tha se asgje nuk e ndal atë pa ua treguar vendin. 

“Para jush denoncova mbrëmë se si ky kriminel i fëmijëve tanë, që amniston bandat elektorale dhe kriminelët elektoralë në pushtet, tenderon me ish-të pandehurin e tij 99.9 përqind. Prisni, do keni të dhëna të tjera se çfarë gjobëvënësi i pafytyrë është ky. Të gjitha do ia nxjerrim një nga një. Atij dhe cilitdo. Nuk ka forcë në botë që ndalon Sali Berishën pa u treguar vendin çdo mafiozi, çdo hajduti, kryeministër qoftë ai, ministër, prokuror apo gjykatës, zyrtar i lartë, shqiptar apo i huaj. Jetë ime do jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Në mbrojtje të tyre, në mbrojtje të interesave të tyre. Të dinjitetit të tyre,” tha Berisha.