17 shkurt 2014 – Ish kryeministri i vendit Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka uruar Kosovën me rastin e 6 vjetorit të Pavarësisë. Berisha ka shprehur nderim për arkitektin e Kosovës së pavarur Presidentit Rugova. "Gëzuar Kosovë përvjetorin e 6-të të pavarësisë, veprës më të ndritur të bijve dhe bijave tuaja dhe të kombit shqiptar! Nderim përjetë arkitektit të Kosovës së pavarur Presidentit Rugova, komandantit legjendar, kryeheroit të kombit Adem Jashari dhe të gjithë atyre që vendosën rininë, jetën, në themel të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Mirënjohje të përjetshme SHBA, NATO-s dhe vendeve anëtare për çlirimin e saj. Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptar! Gëzuar", shkruan Berisha në Facebook.
Berisha: “Gëzuar Kosovë”, nderim përjetë arkitektit të Kosovës Rugova
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë
Gjermania miraton 800 milionë euro armë për Izraelin
95 ditë protestë, qytetarët vijojnë marshim në kryeqytet
Aktmarrëveshjet e 2026, OSHEE: Përfitojnë reduktim të kamatëvonesës 68.8% të klientëve debitorë





