Partia Demokratike ka reaguar edhe një herë për koalicionin mes Komisionit të Rithemelimit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
PD shkruan se e gjithë kjo bëhej që Meta të siguronte votat e duhura për pazarin e rradhës me kryeministrin Rama.
Në formë ironike, PD thotë se çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën.
“Për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës. Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e radhës me Edi Ramën. Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën.
Demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta. Për hallin e Sali Berishës ata nuk do të bëhen më pjesë e pazarit të radhës
Sot është e qartë, nëse zgjedhe Berishën dhe Metën, mban Ramën. Nëse zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën”,-shkruan PD.