Ish-kryeministri Sali Berisha, kërkoi nga Foltorja e Parlamentit ndihmën me fishekë dhe municione ndaj Ukrainës, e cila ndodhet sipas tij përballë agresionit barbar rus.

Berisha tha se Rama merr udhëzime nga Beogradi dhe i leverdis që të heshtë për barbarinë e Kremlinit.

Ai u ndal dhe te nisma Ballkani i Hapur, që sipas Berishës është hegjemoni dhe influencë ruse.

“Bazuar në standartet e partisë shtet janë vendosur rregulla antiligjore për të kufizuar të drejtën e fjalës time. Si më duket mua vetja sot, sikur jam në parlamentin e Taxhikistanit. A ekziston një kërcënim botëror nga një dikatator paranojak si Vladimir Pustin? Çfarë është jo narkoqeveri që nuk thonë asnjë fjalë të vetme, sikur janë sferë e Putinit. A rrihet në këtë parlament? jo nuk rrihet! Jam këtu që t’i shpreh solidaritetin e Partië Demokratike, popullit ukrainas. Jam këtu për të mbrojtor Ukraiknën që rrezikohet nga një barbari e Kremlinit. Të paktën fishekë dhe munoicione mund t’i dërgohen atye. Argati i Beogratit jo më kot hesht, ashtu dhe pengu i tij, ndaj ju deputetët nuk duhet të heshtni se përfaqësoni Partinë Demokratike dhe jo Lul Bravën.

Nuk mundet këtu të dominojë Beogradi me udhëzimet e tij. Balllkani I Hapur është hegjemoni dhe influencë ruse. Le të vijnë ata të dy të japin llogari, se dhe kur mungojnë mungojnë së bashku”, tha Berisha.