TIRANË- Kryeministri Berisha ka reaguar në faqen e tij në Facebook për vendimin e marrë dje nga FIFA që klubet e futbollit të Kosovës, skuadrat e të rinjve, amatorëve dhe kombëtarja e femrave, të luajnë ndeshje miqësore me përfaqësueset e vendeve të tjera. 

Vendimi u mor ditën e djeshme, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në Tokio, ndërkohë që presidenti Sep Blater, përmbushi një premtim të dhënë pak kohë më parë. 

Kryeministri Berisha shprehet i gëzuar për këtë lajm, ndërsa pret me padurim që të ndjekë ndeshjen e parë të një ekipi nga Kosova. 

“Më gëzoi lajmi i mirë qe erdhi nga Tokio. Kosova ka disa yje në ekipet e mëdha të Evropës por dhe jashtë saj. Do të ndjekim ndeshje që do na bëjnë krenarë. Pres me padurim të ndjek me mijëra fansa kuqezi ndeshjen e parë”, shkruan kryeministri.