Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit të PS-ë, Taulant Balla janë përplasur me njeri-tjetrit teksa u shkëmbyen për të shkuar në foltoren e Parlamentit.

Berisha ka provokuar Taulant Ballën se ky i fundit gjatë fjalës në Kuvend të mos harronte “Gentian Sharrën”.

Por kreu i grupit të PS-së i është përgjigjur me të njëjtën monedhë teksa ka thënë se “të fala non gratës”, madje  duke e quajtur Berishën si “plaku Mere”.

Replikat:

“Mos harro Gentian Sharrën”, i thotë Berisha teksa Balla u çua të shkonte drejt foltores.

Taulant Balla: Të fala Non Gratës…

Sali Berisha: Mos harro Gentian Sharrën…

Taulant Balla: Ik o plaku… Mere ik