TIRANE, 30 prill 2013– Ditën e sotme kreu i mazhorancës Sali Berisha inaguroi në qytetin e Beratit qendrën e komunës Lumas.
Gjatë fjalës së tij ai drejtoi akuza në adresë të liderit të opozitës Edi Rama, duke e bërë atë edhe një herë tjetër përgjegjës për bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.
“Ai që ka marrë peng statusin e vendit kandidat, pengoi fermerët shqiptarë nga një shumëfishim i mbështetjes së tyre financiare. I mohoi Shqipërisë nga 100 milionë euro investime në rrugë ura, kanalizime, ujësjellës, nga krijimi i 10 mijëra vendeve të punës”, u shpreh Berisha.
Duke cilësuar se Rama ka bërë një gabim historik. Më tej ai u bëri thirrje banorëve të Lumasit të bashkohen me PD për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë në Evropë.





