Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se fatkeqësia e këtij vendit ka vetëm një emër, dhe ai është Edi Rama. Deputeti demokrat paralajmëroi kreun e ekzekutivit se ka dy rrugë për të, “ose burgu, ose do të hidhet në lumin e Lanës.”

“Jemi në ditën e 41-të të fitores tonë, në ditën e 41-të të marshit tonë të pandaluar në fitoren tonë. Në ditën e 41-të, të një vendosmërie absolute për të mbrotjur atë që është vlera më e shenjtë, votën e lirë.

Kjo betejë është një betejë vendimtare në të cilën ne nuk humbasim dhe nuk mund ta humbim kurrë. Sot jemi këtu për momentin disa qindra, por Rama ta ketë të qartë se në çdo moment që të vendosim, këta qytetarë, ky bulevard do të ketë qindra-mijëra. Merri këto ditë si ditë mëshire që ti nuk e meriton. Them si ditë mëshire se duhet ta kesh të qartë, fundi yt është ose burgu ose fataliteti, rrugë tjetër nuk ke. Poshtërimi që ti i ke bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhunimi që i është bërë në 2015-n, kriminelët që solle në pushtet janë aktakuza e këtij populli ndaj teje.

Ti meriton të kalbesh gjithë jetën në burgje. Të jesh i nindur se me lecka do përfundosh në ujërat e Lanës, aty ku e ke vendin”.