Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se Ervin Salianji do të jetë i deleguar nderi i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit.
Berisha: I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji, jam i bindur se ky akt, guximi i tij për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit.Ju ftoj me datën 6 të gjithë në protestë të tregojnë fuqinë e pamposhtur, ti tregojmë Shqipërisë dhe botës se është radha jonë o sot o kurrë.
Salianji u caktua drejtues politik i Qarkut, për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Ndërsa prej ditës së djeshme ai po vuan dënimin me 1 vit burg në Fier, pas vendimit të Apelit.