Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar ditën e sotme në burgun e Fierit, për të takuar ish-deputetin e burgosur, Ervin Salianji.

Kjo është e para herë që Berisha pas daljes së tij nga arresti shtëpiak, shkon për të takuar ish-deputetin e PD-së.

Kujtojmë se Salianji prej datës 27 shtator po qëndron në burgun e Fierit, pasi gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg ndaj tij për kallëzim të rrëmë në lidhje me dosjen “Babalja”.