Itali, 18 maj 2014 – Sezonin mjaft të sukseshshëm të Etrit Berishës që në vitin e parë në elitën e futbollit italian, e konfirmojnë edhe mediat përtej Adriatikut që e kanë përfshirë gardianin kuqezi në formacionin e lojtarëve të huaj të Serisë A. 25-vjecari, i cili arriti të ulte në stol një emër të rëndësishëm si Federico Marchetti, konsiderohet portieri më i mirë i huaj në Itali sipas sajtit te rendesishem tuttomercatoëeb.com.

Në  muajin gusht Berisha ishte lojtar i Kievos, të paktën kështu pretendonte klubi veronez, por  në momentet e fundit ai u transferua në kryeqytet, cka solli një luftë të hapur ligjore mes dy klubeve të Serisë A. Muajt në vazhdim treguan se Berisha kishte bërë zgjedhjen e duhur, sepse falë edhe disa gafave të Marketit, portieri i kombëtares shqiptare fitoi vendin e titullarit te Lacio, duke u shndërruar numri një i portës bardhekaltër.

Me Berishën në portë formacioni më i mirë i Serisë A me lojtarët e huaj vijon me Maikon, Henrike Adriano, Albiol dhe Maksimovic në mbrojtje, Strootman dhe Callejon formojnë dyshen para repartit të avancuar, ndërsa treshja Iturbe, Tevez, Gervinho rreshtohet pas sulmuesit të avancuar Higuain.

Formacioni 4-2-3-1,   Berisha; Maicon, Maksimovic, Albiol, Strootman,Callejon; Iturbe, Tevez, Gervinho; Higuain.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/