TIRANË- Qeveria shqiptare njeh opozitën siriane si të vetmen përfaqësuese legjitime të Sirisë dhe kombit sirian. Deklarata është bërë nga kryeministri Sali Berisha, i cili në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, ndër të tjera thekson se “Shqipëria i bën thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut të marrin të gjitha vendimet për të ndaluar masakrën e civilëve dhe barbarisë që Bashar al-Assad dhe regjimi i tij po kryejnë çdo ditë, mbi popullin e pambrojtur sirian”.

Sipas kreut të qeverisë, “Shqipëria do të japë një ndihmë prej 100 mijë dollarësh refugjatëve sirianë në Turqi dhe është e gatshme të çojë ekipe mjekësore dhe ndihma të tjera në kampet e tyre".