TIRANE, 23 shkurt 2013– Problematikat e të rinjve, kryesisht arsimimi kanë qenë pjesë e diskutimeve të Kryeministrit Berisha gjatë takimit me gjimnazistë në Muzeun Historik Kombëtar. I bindur në fitimin e një mandati të tretë në 23 qershor, Berisha ka premtuar para të rinjve se projekti dixhital dhe arsimi do jetë projekti më i madh për 4 vjecarin e ardhshëm. Duke marrë shkas nga privimi i disa të rinjve për të ndjekur shkollën, Kryeministri tha se qeveria ka filluar një skemë të luftës kundër varfërisë që bazohet në një praktikë suksesi botëror përmes adaptimit të sistemit të mikrokredive.

“Cfarë bëjmë ne për nxënësit e varfër. Arsimi parauniversitar kanë librat gati, nga klasa e parë në mature. Së dyti familjet e tyre kanë ndihmë ekonomike, që është dyfishuar gjatë këtyre viteve. Në po fillojmë një skemë të luftës kundër varfërisë që bazohet në një praktikë suksesi botëror. Cila është. Ajo bazohet në besimin e se asnjeri nuk është i varfër për shkak të vetes së tij, janë rrethanat, atëherë për të ndihmuar ne do adaptojmë sistemin e mikrokreditë. Ai është një sistem mirëbesimi , dhënies shumash me mirëbesim. Së treti në universitet, asnjëri nuk mbetet për shkaqe ekonomike pa e ndjekur atë, pasi që të gjithë ata që janë me ndihmë ekonomike fitojnë të drejtën e bursës. Vijmë tek anafalbetizmi. Ne kemi një regjistrim, dhe ai tregon si drita e diellit që në Shqipëri ka 1.300 fëmijë që nuk ndjekin shkollën. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka të marrin shkrim dhe këndim”tha ai.

Numri një i qeverisë dhe kreu i mazhorancës ka bërë me dije dhe njëherë mbështetjen ndaj sektorit jo publik të arsimit, ku theksoi se shumë shpejt do të kalojë në parlament ligjin, tokë për shkolla, përmes të cilit do tu ofrohen biznesmenëve troje falas për ato që duhet të hapin shkolla.

Ndërsa jemi në një vit zgjedhur, Kryeministri Berisha i është përgjigjur dhe shqetësimit të maturantëve rreth faktit se a do të kenë influencë në provime zgjedhjet e 23 qershorit nisur nga fakti se qendrat e numërimit do jenë edhe sivjet në shkolla.

“Zgjedhjet janë moment i rëndësishëm për shoqërinë cdo katër vjet, provimet janë ngjarje e rëndësishme për ju dhe ne do bëjmë gjithçka që j uti jepni të qeta, do shohim dhe do të udhëzojmë bashkitë dhe komunat që në organizmin e qendrave të numërimit të mos ndërhyjnë në provimet tuja, që të mos shtyhen ato, por edhe të votoni, pasi krahas votimit duhet të votoni” tha ai.

 

Berisha: Rrini në Facebook unë ju kuptoj

Kryeministri Berisha, gjatë bashkëbisedimit me gjimnazistët, ku shpalosi edhe programin që qeveria ka nëse merr një mandat të tretë, ndër të tjera foli edhe për rëndësinë e përhapjes së internetit. 

Kryeministri u tregua i mirëkuptueshëm me të rinjtë sa i takon kohës së qëndrimit në internet dhe aq më shumë në rrjetet sociale, pasi sipas tij aty merret një informacion shumë i rëndësishëm. 

“Ju jeni gjeneratë fatlume, jeni gjenerata e Facebook dhe internetit. Prindërit e kanë problem kohën që harxhoni në internet, por unë jam me ju. Facebook është një mrekulli komunikimi në të cilin ju është e faktuar nga studimet më serioze psikologjike, pasi lidhje me njëri tjetrin është faktor pozitiv dhe ndikon në pasurimin kulturor. Është pozitive në konfrontimin e jetës. Lidhje e zakonshme është e ,llogaritur me një rreth të ngushtë, Facebook është me qindra dhe mijëra. Koha që harxhoni në internet është e qenësishme. Po shihja në internet historikun e mbesave të mija, jo e Sarës sigurisht, dhe cfarë gjeta, është se kishte mbledhur të dhëna për historinë shqiptare të Napolon Bonapardit, disa nga burimet të mbledhura aty ishin seriozitet. Debat tjetër a ishin të vërteta”, tha Berisha.