TIRANE – Kryeministri Sali Berisha zgjodhi rrjetin social Facebook për t’u përcjellë familjarisht urimin “Gëzuar Krishtlindjen” të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë. Urimin kreu i ekzekutivit e kishte shoqëruar me dy foto familjare. Në mesazhin e tij Berisha thotë:

"Besimtarëve të krishterë shqiptarë, por edhe të gjithë besimtarëve të Zotit, familjarisht ju urojmë nga zemra Gëzuar festën e bukur të Krishtlindjes, këtë ditë që simbolizon mrekullinë e madhe të lindjes, të shpresës së pashuar, të besimit, por dhe ditën e lindjes së Jezu Krishtit, burrit që aq shumë ndikoi me fuqinë e tij hyjnore e njerëzore në moralin e qytetërimit të sotëm".