Klubet turke kanë qënë tepër aktive në këtë merkato verore, teksa në këtë kampionat janë afruar emra si Xheko, Tadiç, e shumë lojtarë të tjerë cilësorë. Beshiktashi, pasi siguroi shërbimet e Milot Rashicës i cili kaloi nga Gallatasarai te rivalët e qytetit, kërkon një tjetër shqiptar si përforcim në këtë dritare transferimi. Sipas mediave turke, ekipi që eliminoi Tiranën në kualifikueset e Ligës së Konferencës është i interesuar për Berat Gjimshitin.

Duket si një dëshirë e cila është shumë e vështirë për tu realizuar. Mbrojtësi i Kombëtares është kthyer në një lider te Atalanta, pasi luan prej vitesh dhe ka besimin e plotë të trajnerit Gasperini, ndërkohë që edhe niveli është më i lartë sesa në Turqi. Por, në aspektin financiar, Beshiktashi është i gatshëm t’i përmbyshë kërkesat e mbrojtësit nëse ai jep dritën jeshile për të hyrë në bisedime. Megjithatë, gjithçka deri tani mbetet në formën e një interesimi nga klubi turk, i cili kërkon me patjetër në qendërmbrojtës.