Dhjetë persona, përfshirë pesë anëtarë të së njëjtës familje, u vranë kur një avion i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua në veriperëndim të Kolumbisë , thanë autoritetet lokale. Guvernatori i provincës Antioquia, Andrés Julián Redon, njoftoi se “asnjë të mbijetuar nuk u gjet” në rrënojat.

Avioni u ngrit të mërkurën nga Jurado, një qytet në provincën e varfër të Choco, pranë kufirit me Panamanë, me destinacion Medellín. Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktet po atë ditë. Një hetim për shkakun e rrëzimit tashmë është duke u zhvilluar.

Mes viktimave ishin tre të mitur dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Në shumë zona të izoluara të Kolumbisë, transporti bëhet me avionë të vegjël privatë dhe aksidentet janë një dukuri e shpeshtë.