Federata Shqipare e Futbollit kishte paraqitur kandidaturën e saj, për organizimin e Superkupës së Europës së vitit 2020, në “Arenën Kombëtare”, por nuk ia ka dalë të shpallet fituese.

Organi më i lartë i futbollit në Europë vendosi që Superkupa të luhet në “Estadio de Dragao” të Portos, duke sfumuar kërkesën e Shqipërisë.

Kjo është hera e dytë që Shqipërisë nuk i miratohet kërkesa, pasi të njëjtën kërkesë e bënë edhe vitin e kaluar, por në fund u vendos që të luhej në “Vodafon Arena” të Beshiktashit, ku Atletiko Madrid do të ndeshet me fituesin e çiftit Real Madrid – Liverpul.