Mbrëmjen e djeshme, një grua ka rënë nga ballkoni i një pallati pranë Lungomares në Vlorë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ajo është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për një rënie aksidentale apo për një rast me shkaqe të tjera.

Policia po punon për zbardhjen e plotë.