Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës janë raportuar probleme teknike në sistemin e kontrollit nga pala greke, duke sjellë bllokime dhe radhë të gjata automjetesh.

Mësohet se ka rënë sistemi ESS (i hyrje-daljeve) në hapësirën e Shengen-it apo në BE. Dyshohet se problemin e ka pala greke dh për pasojë, është krijuar radhë tepër e gjatë makinash nga ana e Greqisë.

Kujtojmë se nga data 12 tetor 2025, nisi gradualisht funksionimi i sistemit të ri të hyrje/daljes, një mekanizëm modern i menaxhimit të kufijve që regjistron automatikisht. Sistemi i ri synon që të forcojë sigurinë dhe kontrollin e kufijve të Bashkimit Europian.

Sistemi “Entry/Exit System” (EES) do të zëvendësojë tanimë vulosjen tradicionale të pasaportave me regjistrim digjital të të dhënave biometrike.

Zbatimi i tij parashikohej të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë tek të gjithë turistët, udhëtarët për qëllime biznesi që nuk janë qytetarë të Bashkimit Europian, përfshirë këtu edhe shtetasit shqiptarë.