Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur i globit. Manjati i Microsoft është zbritur nga froni nga një tjetër manjat i teknologjisë.
Jeff Bezos i Amazon nga kjo e enjte është njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij përllogaritet në 90.6 miliardë dollarë, duke u bërë i pari person që arrin këtë shifër.
Bezos zotëron thuajse një të pestën e aksioneve të Amazon, aksione që të enjten pësuan një rritje prej 1.6 përqind.
Vitet e fundit ai është përqendruar më shumë tek projekti “Blue Origin”, biznesi i raketave hapësinore dhe tek “Washington Post”, tek të cilat është pronar i vetëm.
Rritja e Bezos dhe konfirmimi i Mark Zuckerberg, sipas ekspertëve vërteton edhe njëherë përparësitë e teknologjisë në bursa.
Bill Gates nuk është më i pasuri në botë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
I riu shqiptar planifikon atentat në Verona, dyshohet se do të hidhte në erë një qendër tregtare
Zyrtare/ Keidi Bare lë përfundimisht Spanjën, ja cili është destinacioni i ri i tij
Klimatologu: Kjo është vera më e ‘ftohtë’ në krahasim me 300 vitet e ardhshme, do bëhet më keq
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, kryeministri Rama: Rezervimet rritje me 288.2 %





