SHBA, 27 shkurt 2013 – Prokurori amerikan, që po ndjek procesin gjyqësor ndaj Bradley Manning, ushtarakut amerikan që i kaloi materiale Top Secret faqes së internetit Wikileaks, deklaroi se kreu i Al-Qaeda, Bin Laden, ka përdorur të dhënat e Wikileaks për aktivitetet e veta terroriste.

Shërbimet e zbulimit kanë gjetur në shtëpinë e Osama bin Ladenit disa mbajtës informacioni me dokumente nga burimi zhurmëmadh. Në këtë mënyrë, Bradley Manning akuzohet se "i ka dhënë armikut akses në informacionin e klasifikuar".

Ushtari i thjeshtë i trupave të këmbësorisë së SHBA-së, Bradley Manning, i cili ka shërbyer si analist i zbulimit ushtarak në Irak, dyshohet për dhënien e informacionit të klasifikuar të Pentagonit dhe Departamentit Amerikan të Shtetit përfaqësuesve të portalit të internetit Wikileaks.

 

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/