Tiranë 10 shkurt 2014 – Ilirjan Brokaj, biznesmeni i gazit që ishte i ftuar të enjten e kaluar në “Top Story” të Sokol Ballës ku foli për monopolet e gazit dhe përzierjen e politikës, ka dhënë sot një intervistë për “Shekullin”. Brokaj flet për kërcënimet e rënda që i janë bërë atij, deri edhe tek jeta e fëmijëve, për të dalë nga ky biznes. Pastaj ndalet në dy momente: Ai denoncon ish zyrtarin e lartë të tatimeve Gazmend Spahia, se i ka bllokuar qëllimisht ngarkesat me gaz për të përfituar “kupola e gazit” e lidhur me qeverinë. Spahia ka qenë kreu i tatimeve në Vlorë e më pas i drejtorisë së përgjithshme në Tiranë. Brokaj gjithashtu thotë se një drejtues italian i kompanisë Petrolifera është edhe aksioner i shoqërie private të hidrokarbureve, duke qenë kështu në shkelje të ligjit kundër monopoleve, sepse favorizon veten në shkarkimin e gazit.
Biznesmeni i gazit Brokaj denoncon ish-in e tatimeve, Spahia. Dhe thotë se i kanë kërcënuar familjen
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë
Gjermania miraton 800 milionë euro armë për Izraelin
95 ditë protestë, qytetarët vijojnë marshim në kryeqytet
Aktmarrëveshjet e 2026, OSHEE: Përfitojnë reduktim të kamatëvonesës 68.8% të klientëve debitorë





