Bjellorusia akuzoi sot Poloninë, se një helikopter ushtarak ka shkelur kufirin mes dy vendeve, ku ka publikuar edhe një video si provë të besueshme.

Sipas Komitetit Shtetëror të Kufirit Bjellorusi, helikopteri ushtarak Mi24 kaloi kufirin, duke fluturuar në një lartësi shumë të ulët dhe depërtoi në një thellësi prej 1200 metrash në territorin e Bjellorusisë. Më pas ai u kthye në territorin polak. Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë njoftoi se thirri të ngarkuarin me punë të Polonisë për një shpjegim dhe kërkoi që incidenti të hetohej.

Por, Polonia mohoi se helikopteri i saj ushtarak kishte shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, duke i quajtur pretendimet e Minskut “gënjeshtra dhe provokime” mes tensioneve në marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje.

“Këto janë gënjeshtra dhe provokime në emër të Bjellorusisë. Nuk kishte asnjë shkelje të tillë”, tha për mediat, Jacek Goriszeëski, zëdhënësi i komandës së operacioneve të forcave të armatosura polake.