Kokaina e kapur dy ditë më parë në Portin e Durrësit në kontejnerin me banane të kompanisë “BanaKing” ka vënë në lëvizje autoritetet e drejtësisë shqiptare.
Sot në Portin e Durrësi ka “zbarkuar” Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi ka dyshime se një sasi e madhe droge dyshohet se mund të jetë në kontejnerët e ardhur nga Amerika Latine, raporton News24.
Mësohet po ashtu se po punohet intensivisht nga organet ligj zbatuese për të zbuluar gjithçka të paligjshme që tentohet të futet në territorin e vendit. Hetimi përfshin përgjime të punonjësve të portit, dy prej të cilëve të arrestuar pasi nuk konstatuan në skaner lëndë narkotike dhe u desh qeni i antidrogës për ta zbuluar.





