Prof. Asoc. Dr. Bledar Kurti, një intelektual i njohur në Durrës e në vend, alumni i Departamentit Anerikan të Shtetit, zhvilloi një takim me të dërguarin e posaçëm të Presidentit Donald Trump, Ambassador Paolo Zampolli, Përfaqësues i Qeverisë dhe Presidentit Amerikan për Partneritete Globale.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, të hapur dhe konstruktive, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e dialogut ndërmjet aktorëve të forcimit të demokracisë dhe diplomacisë ndërkombëtare. Gjatë bisedës u diskutuan sfidat me të cilat përballet demokracia, kontinenti, rëndësia e diplomacisë në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, si dhe nevoja për forcimin e demokracisë dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe institucioneve.
Ambasadori i Posaçëm Paolo Zampolli është një personalitet i rëndësishëm i qeverisë amerikane dhe bashkëpunëtor shumë i afërt i Presidentit Trump. Ai është një figurë me eksperiencë në funksione të larta shtetërore si edhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, me një profil të lidhur me angazhime të rëndësishme amerikane dhe ndërkombëtare. Përvoja e tij dhe roli që ka mbajtur në funksione të posaçme e bëjnë dialogun me të veçanërisht me interes për një vend si Shqipëria, e cila po konsolidon gjithnjë e më shumë profilin e saj evropian dhe ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, Prof. Asoc. Dr. Bledar Kurti, intelektual i njohur, profesor, studiues, këshilltar dhe analist politik, akademik i ftuar në New York University, SHBA, alumni i Departamentit Amerikan të Shtetit, si edhe autor i njohur, ka ndërtuar gjatë viteve një profil të lidhur me forcimin e demokracisë, çështjet evropiane dhe amerikane, marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën, historinë dhe komunikimin publik. Aktiviteti i tij akademik dhe publik përfshin angazhime në fushën e politikës, arsimit të lartë, bashkëpunimit ndërkombëtar, kulturës dhe analizës së zhvillimeve politike e shoqërore.
Përpos angazhimeve të shumta ai gjithashtu drejton podcast-in Flasim Hapur në “DurrësLajm”, hapësira mediatike më me zë në Durrës.





