Bllokohet rruga në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve. 

Masive dherash e gurësh kanë rënë mbi trasenë e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan te “Kthesat e Murrashit”.

Fatmirësisht kjo ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur automjete duke qarkulluar.

Prej një ore qarkullimi është vështirësuar dhe lëvizja po kryhet në një korsi.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë disa segmenteve të rrugës kombëtare.