Fjalimet e “protestës së mërgimtarëve” në ditën e 14-të radhazi ka përfunduar, por revolta e qytetarëve do të vijojë më tej, pasi ka nisur marshimi në rrugët e Tiranës.
Marshimi i protestuesve ka bllokuar segmente të ndryshme të kryeqytetit, teksa pamjet tregojnë brohorima dhe një “lumë” njerëzish që valëvisin flamuj dhe pankarta.
Mes turmës mund të shihen dhe flakadanë të cilët ndriçojnë gjithë turmën e revoltuar ndaj qeverisë.





