Një aksident ku janë përfshirë një makinë tip “BMW” dhe një kamion ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të Vorës, në rrugën e Doganës.
Nga informacionet paraprake që mëson “DurrësLajm” nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit “BMW” ka pësuar dëmtime të lehta në kokë, por pa rrezik për jetën.
Dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar ai që ka shkaktuar aksidentin, por forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
