Në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nga gazetarët sërish lidhur me bordin e fiksimit të euros, ndërsa i thanë se e ka quajtur komuniste bordin e krijuar nga qeveria e PS për naftën dhe ushqimet.
Në përgjigjen e tij, Berisha tha se nuk kanë asgje të përbashkët, ndërsa shtoi se do të respektojnë luhatjen e tregut dhe me bordin e tyre kompensojnë eksportuesit. Ai tregoi se do të kompensojnë, diferencen mes kursit të lirë të këmbimit dhe një kursi që sa ta vlerësojnë specialistët.
“Nuk ka asgjë të përbashkët. Qëndrimi komunist në këtë rast do të ishte fiksimi, ose shkëputja fare nga euro, në diktaturë dollari mund të ishte 1 mijë lekë, ai shkëmbej me 100 lekë. Ne nuk e bëjmë këtë. Ne respektojmë luhatjen e tregut, por me bordin tonë ne kompensojmë eksportuesit. Nëse bordi i Ramës për naftës diktonte çmimin e naftës, ne nuk do diktojmë kursin e euros. Ne kompensojmë, diferencen mes kursit të lirë të këmbimit dhe një kursi që sa ta vlerësojnë specialistët. Këto 300 psh lekë diferencë do ti paguhen eksportuesve. Kjo ka të bëjë me mbrojtjen të një sektori që dëmtohet tërësisht nga veprimi i narkoeuros në performancën e tyre”, u shpreh Berisha.