Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Kryeministri në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.
Diplomatja e lartë evropiane është mirëpritur nga Kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare, ndërsa më pas pritet të zhvillojnë takimin.





