Bordi i Transparencës ka vendosur sërish uljen e çmimeve të karburanteve.

Sipas vendimit, çmimii naftës do të jetë 180 lekë për litër, 3 lekë më pak nga 183 lekë/litër që ishte më parë. Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës do të jetë 168 lekë për litër, me një ulje prej 2 lekësh nga 170 lekë/litër që ishte më parë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 14:00 deri në vendimin e ardhshëm të bordit. Autoritetet paralajmërojnë se në rast moszbatimi nga operatorët e tregut, do të merren masa deri në pezullim te aktivitetit.

Njoftimi i plote i Bordit:

Bordi i Transparencës në datë 16 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 168 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 156 lekë/litër.
🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.