Günter Netzer, Berti Vogts, Lothar Matthäus, Herbert “Hacki” Wimmer, Wolfgang Kleff, Allan Simonsen, Herbert Laumen, Uwe Rahn, Uli Stielike, Lars Stindl, Martin Stranzl, Christoph Kramer ishin të gjithë prezent në inagurimin e skulturës së re në “Borussia Park”.Skuadra e Borussia Mönchengladbach feston këtë fundjavë 125 vjetorin e krijimit dhe për këtë motiv ditën e djeshme u mblodhën rreth 150 ish-lojtarë të klubit në ceremoninë ku u përurua edhe skultura e re.500 anëtarëve të klubit, të zgjedhur nëpërmjet një llotarie, iu dha mundësia që të asistonin nga afër në këtë ceremoni ndërsa 2000 të tjerëve u dha mundësia që të shikonin idhujt e tyre nga një podium i ndërtuar për këtë event.“Ju njam mirënjohës që keni bashkuar të shkuarën dhe të tashmen”, tha presidenti i klubit Rainer Bonhof. “Unë mësova të luaja futboll në klubin më të mirë të botës”, tha Vogts, i cili ishte “kapiteni” i tretë historik i klubit pas Netzer dhe Jupp Heynckes. “Borussia Mönchengladbach është nhjë skuadër e cila është shumë e dashur nga të gjithë, jo vetëm në Europë, por edhe në botë”, tha Matthäus.
Borussia Mönchengladbach feston 125 vjetorin e krijimit me legjendat e klubit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zjarrfikëset në luftë me flakët prej gati 2 orësh, çfarë po ndodh në Shkozet
Rama prezanton dokumentin “Prania Besnike”: Synon vetëm partinë!
Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!
I akuzuar për dosjen e SASPAC/ GJKKO liron nga burgu Ermal Kurtulajn, shkon në arrest shtëpie





