11 ushtarë amerikanë u plagosën në sulmet e Iranit

17/01/2020 - 11:30

Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak, edhe pse presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë më herët se asnjë amerikan “nuk është dëmtuar” në incident.

“Asnjë shërbyes amerikan nuk është vrarë më 8 janar, por disa prej tyre kanë pësuar goditje në kokë”, tha zëdhënësi i Komandës Qendrore amerikane, Bill Urban.

Ai shtoi se ushtarët e plagosur janë dërguar për trajtim në Gjermani dhe Kuvajt dhe se do të kthehen në detyrë kur të vlerësohet se është e përshtatshme.

Rreth 1500 ushtarë amerikanë kanë qenë në bazën Al-Assad në kohën kur është sulmuar. Shumica e tyre kanë hyrë në bunkerë pasi janë njoftuar për raketat që janë hedhur.

Irani ka sulmuar dy baza të ushtrisë amerikane në Irak pasi një komandant i tij ushtarak është vrarë nga SHBA më 3 janar.

Në adresimin e 8 janarit, Trump ka thënë se “asnjë amerikan ose irakian” nuk është vrarë në sulmet e Iranit dhe se dy bazat e sulmuara kanë pësuar “dëme minimale”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kroacia ka konfirmuar rastin e saj të parë të koronavirusit.

Britania e Madhe ka shtuar masat për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës, koronavirus.

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Koreja e Jugut dhe Irani janë dy qendrat e reja të përhapjes së koronavirusit pas Kinës në kontinentin aziatik.

Kryeministri italian Giussepe Conte, në Frontiere su Raiuno, shpjegon se një nga arsyet e shpërthimit të virusit është edhe keqmenaxhimi

“Konfirmoj se nuk ka vatra të reja”, deklaroi sot kreu i Departamentit të Mbrojtjes civile dhe komisioneri i Emergjencës për Koronavirusi

Në videon e mëposhtme duket momenti kur tërmeti me magnitudë 4.4 godet jugun e Italisë.

Një makinë përfundoi mes turmë në një procesion të karnavaleve në Volkmarsen në Hesse, Gjermani, duke shkaktuar mbi 30 të plagosur, përfs

Duke marrë shkas nga përhapja e koronavirusit jashtë territoreve të Kinës, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus,