132 të infektuar me koronavirus në Itali, ja 5 rajonet e prekura

23/02/2020 - 16:37

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në botë ka kapërcyer 2400, ndërsa në shtetin fqinj, Itali numri i të prekurve ka arritur në 130 e 89 prej këtyre rasteve janë në Lombardi.

26 prej personave të infektuar janë aktualisht në terapi intensive. Dy janë vdekjet në vendin fqinj, dhe pesë rajonet e goditura: Lombardia, Veneto, Emilia Romagna, Lazio e Piemonte. Rasti më i fundit i regjistruar ishte ai i një 17-vjeçari, të cilit temperatura e lartë i kishte nisur të premten. Në Milano është propozuar mbyllja e shkollave, muzeve e kinemave.

Në Veneto shkollat janë mbyllur ndërkohë e janë pezulluar dhe karnavalet e Venecias, ndërsa deri në 1 mars atje nuk do të organizohen evente sportive. Rastet e infektimit me Covid-19 në vendin fqinj po rriten me shpejtësi dhe qeveria ka marrë masa emergjente për frenimin e epidemisë.

Pjesë e tyre ishte dhe nxjerrja e një dekreti për izolimin e komunave të goditura nga sëmundja, duke i ndaluar hyrje- daljet banorëve, teksa veriu i vendit praktikisht, është blinduar, siç thonë mediat lokale.

Vazhdon sakaq kërkimi “për pacientin zero”; mbetet ende mister se kush e përhapi i pari virusin, teksa 78-vjeçari Adriano Trevisan, i pari që vdiq nga Covid 19 në Itali, në 9 shkurt kishte parë derby-n Inter-Milan në një bar bashkë me 8 tetë kineze, dy nga të cilët nuk kishin shumë që ishin kthyer nga Kina.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia ka ndërtuar një spital në Milano në 10 ditë dhe ka kushtuar 21 milionë euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se vendet që nxitojnë të heqin k

Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga numri i lartë i viktimave që regjistrohen çdo ditë e nga personat e infektuar.

Nënkomisari i eskortës së kryeministrit italian Giuseppe Conte, Giorgio Guastamacchia ka ndërruar jetë në një spital në Romë për shkak të

Shifrat nga Spanja vijojnë të jenë të frikshme përsa i përket numrit të jetëve të humbura nga koronavirusi.

Koronavirusi ka qenë shumë më vdekjeprurës në Nju Orlins, sesa në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara, me një përqindje viktimash në r

Duket se koronavirusi ka krijuar vatrën e re në Europë.

Provinca më e madhe në Kanada ka bërë parashikimet e saj “të tmerrshme” mbi ndikimin e koronavirusit. Ontario, e cila ka një popullsi pre

“Demokracia vazhdon të funksionojë, madje edhe me mjete të reja.” Me këto fjalë, Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandem