Besimtarët palestinezë u përplasën me policinë izraelite të premten vonë në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një ndër vendet e shenjta më të rëndësishme për myslimanët dhe hebrenjtë, në një përshkallëzim të dhunës disa javore në Jeruzalem që ka bërë jehonë në të gjithë rajonin.

163 palestinezë dhe gjashtë oficerë policie izraelitë kanë mbetur të lënduar në përleshjet në Jeruzalem.

Sipas BBC, shumica e personave u lënduan në xhaminë, pasi policia goditi drejt besimtarëve plumba gome, teksa këta të fundit po falnin namazin e teravive. Gjysmëhëna e Kuqe ka hapur një spital fushor, për të kuruar të plagosurit Kompleksi i xhamisë Al-Aqsa, në qytetin e vjetër të Jerusalemit, është një nga vendet më të shenjta të islamit, por pranë saj qëndron edhe vendi i shenjtë i judistëve, i njohur si Mali i Tempullit. Policia izraelitë është justifikuar për operacionin, duke thënë se tentoi të vendoste rendin, për shkak të trazirave që ndodhën pas faljes së mbrëmjes së djeshme.

Ndërkohë një zyrtar i Aqsa me anë të një thirrje nëpërmjet altoparlantit i bëri thirrje policisë të ruante qetësinë.

“Policia duhet të ndalojë menjëherë të shtënat me tymuese ndaj adhuruesve dhe këta të fundit të qëndrojnë të qetë”, ka thënë zyrtari.