Ka pësuar një rritje të lehtë numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Itali, ndërkohë që vijon të ulet numri i të prekurve të rinj.

Sipas kreut të Emergjencave Civile, në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 179 viktima nga pandemia e koronavirusit, nga 165 që ishin një ditë më parë.

Ndërsa të infektuarit e rinj janë 744, krahasuar me 802 që u raportuan pasditen e së dielës.

Deri në këto momente në Itali raportohen mbi 219 mijë persona të infektuar nga koronavirusi dhe 30, 743 viktima.

Në rajonin e Lombardisë, më i godituri deri më sot, janë gjithsej 15,054 viktima e 64 viktima më shumë se një ditë më parë e 364 persona të infektuar më shumë në 24 orët e fundit.

Deri më sot në Itali janë kryer 2 606 652 tampone.