Belgjika ka shënuar deri tashmë 2523 viktima në të gjithë territorin kombëtar nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit, në shtetin belg u regjistruan 283 viktima nga virusi vdekjeprurës.

Ndërsa u zbuluan 1.580 raste të reja të infektuar me koronavirus duke e çuar në total në 24 983 njerëz.

Në orët e fundit, 483 njerëz ishin në gjendje të dilnin nga spitali, 5,164 në total.