Përmes një postimi në Twitter në disa gjuhë të botës, Papa Françesku kujtoi 75-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes në Aushvic të Polonisë.

Duke përfshirë edhe gjuhën polonishte, Papa shkruan se mizoria e papërshkrueshme që njerëzimi përjetoi në atë kohë të shërbejë si një moment për t’u ndalur dhe për të reflektuar.

“Nëse humbasim kujtesën, shkatërrojmë të ardhmen tonë. Përvjetori i Holokaustit, mizoria e papërshkrueshme që njerëzimi mësoi 75 vite më parë, të shërbejë si thirrje për pauzë, për të ndaluar dhe kujtuar. Duhet ta bëjmë këtë, të mos bëhemi indiferentë”, shkruhej në adresën zyrtare të Papa Françeskut.