Nëntë persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur nga sulmet vetëvrasëse në 3 kisha në Surabaya, qyteti i dytë më i madh në Indonezi. Shpërthimet ndodhën brenda pak minutave kur kamikazët sulmuan kisha me bomba.

Deri tani asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër sulmet vdekjeprurëse. Agjencia e Inteligjencës së Indonezisë tha se këto sulme ka të ngjarë të jenë bërë nga një grup i frymëzuar nga i ashtuquajturi “Shteti Islamik”.

Mediat lokale transmetuan pamje të rënda të mbetjeve në hyrje të kishave ku ishin kryer sulmet me bomba. Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për këtë akt terrorist.