Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 24 orët e fundit në Itali, ku humbën jetën 92 persona, nga të cilët 34 ishin vetëm në zonën e Lombardisë.

Një ditë më parë, u raportuan vetëm 50 të vdekur, por nuk pati shifra nga Lombardia, që është edhe rajoni më i goditur nga Covid-19.

Rastet e reja në 24 orët e fundit në Itali ishin vetëm 300, duke pësuar një rënie të madhe krahasuar me një ditë më parë, kur ishin 531.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 32,877 dhe numri i të infektuarve në 230,158. Persona aktiv me Covid 19 janë reduktuar në 55,300.

Numri i pacientëve të shëruar deri më sot ështe 141,981 dhe në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,502 të shëruar.

Pacientët që po kurohen në repartet e terapisë intensive janë reduktuar në 541. Deri më sot në Itali janë kryer 3 milionë e 462 mijë e 253 tamponë.