Nga Shefqet Kërcelli

Administrata e Trump prezantoi të enjten planin e saj përfundimtar për të permiresuar masat e sigurisë së shpimit në det të hapur, të vendosura nga administrata e Obamës pas fatkeqësisë së naftës BP Deepwater Horizon 2010, në gjirin e Meksikës, bazuar në shqetësimet e ngritura nga disa grupe të interesit mbi rreziqet potenciale për punëtorët dhe mjedisin.

Ndryshimet parashikohen të shpëtojnë drillerë të naftës dhe gazit, me një kosto të paktën 1 miliardë dollarë gjatë 10 viteve, sipas zëdhënëses së Departamentit të Brendshëm.

Departamenti i Brendshëm, komunikoi ligjet e fundit të rishikuara pas ngjarjes në Port Fourchon, port në Luiziana, që nxjerr mbi 90% të prodhimit të naftës, në thellësi të Gjirit të Meksikës.

Vitin e kaluar, Byroja për Sigurinë dhe Agjencia e Mjedisit, propozoi ndryshime në rregullin e kontrollit në det të hapur 2016, i cili kishte nevojë për monitorim në kohë reale të operacioneve dhe certifikimin nga palët e treta të pajisjeve emergjente.

Zoti Scott Angelle, kreu i BSEE, u shpreh në një gazetë të përditshme të Luizianës se, agjencia kishte rishikuar 68 nga 342 dispozitat e ligjet e kontrollit të administratës së zotit Obama dhe ka paraqitur një "Ligj të përmirësuar, më të sigurt, më të zgjuar dhe më ekonomik". "Ligji i paraqitur sot, përdor një metodë të bazuar në performancën dhe përmbush kërkesat e monitorimit në kohë reale, heq kërkesat dyfishuese të certifikimit që nuk kanë asnjë vlerë, zvogëlon rreziqet e dështimit dhe përmirëson jetëgjatësinë e pritshme të komponentëve parandalues ​​tëmomenteve kritike", deklaroi ai.

Gjithashtu ligji i rishikuar, pasqyron ndryshimet e kërkuara nga industria e naftës dhe gazit, që ishin të pakënaqur me ligjet e Administratës Obama, të cilat sipas tyre, impononin ngarkesa financiare duke kufizuar keshtu zhvillimin dhe prodhimin e ardhshëm.

Ndërkohë grupet e mjedisit paralajmëruan se, zbutja e ligjit të kontrollit, ishte e pamatur dhe një shembull tjeter se si administrata Trump po i plotësonte kërkesat e industrisë.

"Administrata Trump po i vë kursimet e industrisë përpara sigurimit vetëm disa javë pas përvjetorit të derdhjes më të keqe të naftës në historinë e SHBA", tha Diane Hoskins, Drejtore e grupit për ruajtjen e Oqeanit.

"Ne duhet të zbatojmë reforma të reja të sigurisë, jo t'i rikthejmë masat e sigurisë që janë aktualisht në vend", theksoi ajo.

Tankeri “BP Macondo” shpërtheu në flakë më 20 prill 2010 në kompleksin Deepwater Horizon, një incident tragjik ku vdiqën 11 punëtorë, dhjetra u plagosën, ndërsa kostoja për rehabilitimin e Bregut të Gjelbër shkon në disa miliarda dollarë.

Administrata e Obamës ngriti një grup pune për të shqyrtuar shkaqet e aksidentit, të cilat u përdorën gjerësisht për të formuluar legjislacionin e mbrojtjes së mjedisit detar dhe shmangien e katastrofave të tilla detare.

Senatori Demokratik Tom Carper, demokrati më i lartë në komitetin e mjedisit të Senatit, tha se ligji i ri nënvlehtëson punën e specialistëve që shqyrtuan këtë aksident detar.

"Ai injoron hapur mësimet e mara për një katastrofë të parandalueshme plotësisht. Gjithashtu nuk mer në konsideratë rreziqet e papritura, të cilat janë rezultat i një sistemi të parregullt të kontrollit të këtyre masave në det të hapur, u shpreh ligjvënësi demokrat.

Ndërkohë Instituti Amerikan i Naftës, deklaroi më parë gjatë kësaj jave se, standardet e miratuara nga industria e naftës dhe gazit dhe ligji i përmirësuar do të shtonin sigurinë e cdo aktiviteti nxjerës-transportues të naftës në det të hapur.

"Ky përparim në këtë fushë shkon krah për krah me rishikimet e propozuara për një numër ligjesh në det të hapur, të cilat shtojnë sigurinë në det dhe janë më të mençura dhe më efektive se më parë, është një process në zhvillim, ndersa ne ecim përpara me të sigurtë dhe të përgjegjshëm në veprimtarinë e kompanive në det të hapur", tha zoti Eric Milito, nënkryetar i API për operacionet në det të hapur.

Burimi: Valerie Volcovici UASHINGTON, 2 maj (Reuters)