Mëngjesin e kësaj të hëne, një anije ka marrë flakë, duke rrezikuar jetën e dhjetëra personave, në vijën bregdetare të Kalifornisë. 

Të paktën 34 njerëz mendohet të kenë qenë në këtë anije, por deri më tani vetëm 5 prej tyre janë shpëtuar nga Forcat Speciale, e ndërsa personat e tjerë janë shpallur të zhdukur.

Mësohet gjithashtu se kjo anije ishte nisur në një eskursion 3-ditor, sipas detajeve të dhëna nga Santa Barbara, Departamenti i Zjarrit në Qarkun e Kalifornisë.