Armin Laschet zgjidhet në vend të Angela Merkel në krye të CDU-së

16/01/2021 - 12:53

Partia e qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel, zgjodhi të shtunën Armin Laschet, guvernatorin pragmatik të shtetit më të populluar të Gjermanisë, si udhëheqësin e saj të ri, duke dërguar një sinjal të vazhdimësisë disa muaj para zgjedhjeve, në të cilat votuesit do të vendosin se kush do të jetë kancelari i ri.

Armin Laschet, 59-vjeçar, kryeministër i shtetit perëndimor Rhine-Westphalia, doli fitues përballë Friedrich Merz, duke siguruar 521 vota të 1 mijë e një delegatëve të partisë.

Në krye të CDU-së (Unioni Kristian-Demokrat), ai zëvendëson politikanen mbizotëruese të Evropës dhe një fituese të vazhdueshme të votës gjermane që nga marrja e detyrës në vitin 2005, e cila ka thënë se nuk do të kandidojë përsëri për kancelare.

“Dua të bëj gjithçka në mënyrë që të qëndrojmë të bashkuar gjatë këtij viti … dhe pastaj të sigurohemi që kancelari i ri në zgjedhjet federale të jetë nga unioni (CDU / CSU),” tha Laschet në fjalimin e tij të fitores.

Votimi i së shtunës nuk është vendimtar se kush do të jetë kandidat i qendrës së djathtë për kancelar në zgjedhjet e Gjermanisë më 26 shtator, por Laschet ose do të kandidojë, ose do të ketë fjalën e fundit se kush do të jetë kandidati. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më shumë se 70,000 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 në Gjermani.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën 246 pacientë me Covid-19.

Mjekët italianë dhe shkencëtarë të tjerë thonë se, sipas hulumtimit nga profesionistë të shëndetit të cilët zhvilluan vaksinën koronaviru

Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i cili është shpallur fajtor mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar nj

Europa duhet të përgatitet plotësisht për të menaxhuar një epokë të pandemive, edhe kur Covid-19 të jetë mundur, deklaroi për "Financial

Qeveria finlandeze e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së infeksioneve me coronavirus.

Takis-Rottapharm është vaksina italiane e cila po testohet si fillim në pjesën veri-lindore të Milanos.

Vijon tensioni i lartë mes Greqisë dhe Turqisë. Që të dy vendet janë duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake në Egjeu.

Berberët dhe parukeritë në Gjermani të cilët janë mbyllur që nga mesi i dhjetorit për shkak të pandemisë së koronavirusit të hënën do të

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump u shfaq të dielën si republikani dominues i vendit, me përpjekjen që partia të fitojë përsëri kontrol